Janë apo jo bashkë? Zbulohet e vërteta e marrëdhënies së Kiarës dhe Young Zerkës (FOTO LAJM)

Të gjitha dyshimiet për një lidhje të mundshme mes Kiara Tito dhe Young Zerka filluan pas fotove të publikuara në llogaritë e Instagramit.

Dyshja shfaqej krah njëri-tjetrit në studion e “Shiko Kush Luan”, dhe për më tepër krahas fotos kishin shkruar “Date”, pra takim romantik.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme u zbulua se dyshja nuk është bashkë dhe e gjitha ka qenë thjesht një lojë.

Kjo sepse atyre iu është kërkuar gjatë një loje që të publikojnë një foto së bashku në Instagram dhe të shkruanin pikërisht “Date”.

Young Zerka zbuloi gjithashtu se për momentin është beqar.

Shtuar më 22/11/2020, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori