Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
"Jam polici që kujdeset për eskortën e Tsiprasit", shqiptari me pranga dhe pistoletë çudit policinë greke (FOTO LAJM)

"Jam polic që kujdesem për eskortën e kryeministrit Tsipras". Kështu i është drejtuar një 28 vjeçar shqiptar dy personave që po grindeshin në rrugë për çështje të trafikut në një zonë pranë Athinës.

Ngjarja ndodhi dy netë më parë, kur dy shoferë po grindeshi në rrugë. Pranë tyre mbërrin një person me radio marrëse-dhënëse, pranga, pistoletë si edhe një mjet identifikimi të rregullt policie, raporton Albeu.com.

"Mos u grindni, ndryshe do të përdor forcën ndaj jush", i është drejtuar shqiptari dy shoferëve.

Disa minuta më parë, njëri prej tyre ka njoftuar policinë duke i dhënë edhe tiparet e trupit të personit që iu drejtua si polic.

Policia e hasi atë në rrugë duke i kërkuar të ndalonte, por tentoi të largohej pa sukses, shkruan Albeu.com.

Pas kontrollit që i bënë në shtëpi, policia i gjeti atij një karte identifikimi policie të rregullt, e cila i kishte humbur një polici në vitin 2016. Po ashtu, i gjetën një pistoletë, radio marrëse-dhënëse, pranga, çantë për mbajtjen e armës dhe mjete të tjera.

Kur e pyetën ai u justifikua duke thënë: Kisha shumë qejf të bëhesha polic, por nuk munda, prandaj edhe po sillesha ashtu! /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori