"Jahti i Jay-Z dhe Beyonce", Ermali pushon në të njëjtin vend me çiftin e famshëm? (FOTO LAJM)

Pasi pushoi në bregdetin shqiptar, Ermali ka zgjedhur një tjetër destinacion. Kësaj radhe ai ndodhet pushime në Bodrum të Turqisë. Ai ka vendosur që këto momente t’i kalojë me familjen dhe miqtë e afërt.

Këngëtari i njohur vazhdimisht ka sjellë pamje nga resorit i mrekullueshëm ku po qëndron, e ndërsa ka habitur me disa postime që ka bërë së fundmi. Ermali ka postuar disa pamje të një jahti gjigant dhe super luksoze që mendohet se është i çifti të famshëm, Beyonce dhe Jay-Z.

Nga mediat e huaja u mësua se çifti i njohur amerikan së fundi kanë filluar pushimet në Kroaci ndërsa me gjasë ata kanë kaluar edhe në bregdetin turk.

“A pom doket a është yachti i Jay-z dhe Beyonce”, ka shkruar Ermali në postim, teksa në një tjetër postim ka publikuar jahtin e çifti që është i ngjashëm me atë që ndodhet në Bodrum.

Shtuar më 17/09/2020, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori