Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Jahti 400 milion dollar zbarkon në Sarandë, kush është turisti VIP që vizitoi qytetin (FOTO LAJM)

Ka mbërritur sot në Sarandë me Yachtin “Katara”, pronë e Emirit të Katarit, për një vizitë private, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, babai i Emirit të Katarit.

Jahti kushton 400 milion dollar dhe zbarkoi në Sarandë për t'u furnizuar me karburant nisur nga fakti se qeveria shqiptare ua shet pa akcizë karburantin jahteve.

Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani u prit në port nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Katarit në Shqipëri, ndërsa qëndroi në Sarandë për një kohë rreth 3 orë.

Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani, babai i Emirit të Katarit, ka qenë për vizitë në Sarandë edhe vitin e kaluar.
Shtuar më 23/08/2019, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori