Cikalleshi, Bytyqi dhe Çekiçi mesazhe emocionuese për humbjen e shokut të skuadrës

Lajmi i vdekjes së lojtarit të Konyaspor, Ahmet Çalik në një aksident rrugor, mëngjesim e sotëm tronditi të gjithë.

Nga mediat turke raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në lagjen Hacilar të Golbasit.

Një lajm që rezultoi i trishtë edhe për 3 lojtarët shqiptarë që aktivizohen me Konyaspor në kampionatin Turk, Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi , të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale me mesazhe të ndjera për lojtarin turk.

“Allahu të mëshiroftë dhe të bekoftë me një vend në parajsë vëllai im. Çfarë djaloshi i mrekullueshëm ishe, do të na mungosh dhe nuk do të harrohesh Ahmet Çalik”, ka shkruar Çekiçi.

“Pusho në paqe Ahmet Çalik, ngushëllimet e mija për të gjithë të afërmit, do na mungosh shoku im”, poston Bytyqi.

“Çfarë mund të shkruaj për ty shoku im! Zoti të mori shumë herët! Pusho në paqe vëllai im! Do të jesh gjithmonë në zemrën time”, shprehet Cikalleshi.

h.ll/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 12:43