Jahjaga viziton Policinë e Kosovës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar sot zyrat e Policisë së Kosovës.

Ajo ka biseduar me drejtorin Maxhunin, edhe lidhur me arrestimet e fundit të kryera për radikalizëm fetar.

"Presidentja Jahjaga dhe drejtori i Policisë Maxhuni biseduan për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni e njoftoi presidenten Jahjaga për punën, aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet Policia e Kosovës. Ai tha se pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë përkushtimin e tyre për të ofruar sigurinë për të gjithë qytetarët e vendit", thuhet nga presidenca.

Jahjaga vlerësoi punën e policisë dhe tha se Policia e Kosovës mbetet e angazhuar të ruajë sigurinë e shtetit të Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori