Jahjaga thërret urgjentisht liderët partiakë (FOTO LAJM)

Pëlqej
UPDATE - Sapo ka nisur takimi mes përfaqësuesve të koalicionit VLAN dhe presidentes Atifete Jahjaga.

Edhe pse Jahjaga i ka ftuar veç e veç liderët e bllokut, ata kanë shkuar bashkë në takim.

Takimi ka ardhur, pas ftesës që Atifete Jahjaga iu bëri liderëve, menjëherë pasi në Kuvend nuk u zgjodh kryeparlamentari. /albeu.com/

15:36 - Presidentja Atifete Jahjaga i ka thirrur në takime urgjente krerët e partive kryesore në vend.

Këshilltari i Presidentes, Arbër Vllahiu ka thënë për "Zëri" se takimi me liderët ka filluar që nga ora 14:30.

Sipas tij, takimet bëhen për të qartësuar situatën dhe për të gjendur një kompromis që ngërçi politik të mund të zgjidhet.

Fillimisht Jahjaga është takuar me përfaqësues të PDK-së, me të cilët po diskuton edhe në këto momente, ndërsa me liderët e partivë të koalicionit VLAN pritet ta nisë takimin në orën 16.00.

Në presidencë prezent kanë qenë edhe përfaqësues të Listës Serbe. /albeu.com/


Shtuar më 18/09/2014, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori