Jahjaga ndan me popullin "Darkën e Lamës" (FOTO-LAJM)

Në sheshin Ibrahim Rugova u mbajt këtë të shtunë Darka e Lamës, festa tradicionale e falënderimeve të Kosovës. Në fjalën e saj para të pranishmëve, presidentja Jahjaga u shpreh se Dita e Falënderimeve është festa jonë tradicionale që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njëri-tjetrin dhe me të ardhmen e tyre.


"Kjo është një ditë që na mbledhë të gjithëve përreth sofrës sonë të begatë dhe kur bëhemi bashkë me më të dashurit tanë, pas punëve të kryera të stinës. Por gjithashtu kjo është një ditë kur duhet t’u shtrijmë dorën e ndihmës fqinjëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ne. Në këtë ditë le të jemi falënderues për sigurinë dhe përparimin e vendit tonë. Të jemi falënderues për tokën tonë të begatë dhe për bereqetin që na sjell ajo. Le të jemi falënderues për liritë tona, për të cilat kemi sakrifikuar aq shumë dhe për shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë. Le të udhëhiqemi në këtë Ditë të Falënderimeve nga trashëgimia e atyre që kanë sakrifikuar për të tashmen tonë, duke e shndërruar Kosovën, shtetin tonë, në një vend të mundësive të mëdha. Le të udhëhiqemi në këtë ditë të festës sonë tradicionale nga besimi se paqja ndërtohet me mirëkuptim dhe me respekt të ndërsjellë dhe ku qëndrueshmëria jonë varet nga vetë NE - qytetarë të devotshëm të këtij vendi, që duan ta gëzojnë të ardhmen e tyre. " u shpreh Jahjaga.

Në Darkën e Lamës morën pjesë zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2013, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori