Ja të vërtetat e skenave që shohim nëpër filma (FOTO LAJM)

Dialogu në makinë
Skenat nëpër filma bëjnë që audienca të ketë rritje të rrahjeve të zemrës dhe të duken si të vërteta, por realiteti për ata që i luajnë këto skena është krejt ndryshe nga ajo që shfaqet nëpër filma.

Ne ju sjellim disa foto gjatë xhirimeve që tregojnë se si bëhet një skenë që ne shohim në filma dhe seriale.

Dialogu në makinë:

Shpesh herë na qëllon që teksa i japin makinës aktorët luajnë, kërcejnë, dhe flasin me njëri tjetrin.

Por kjo dihet që në jetën reale është e vështirë ti bësh këto gjëra në makinë, kështu që regjizorët e filmit shpesh përdorin një rimorkio dhe makina qëndron në një platformë, pra nuk lëviz.

Xhami i sheqerit:

Në skenat kur një aktor thyen fuqishëm një xham, mos u shqetësoni sepse nuk është një xham i vërtetë.

Por në skena të tilla përdoret qelqi i sheqerit, që e bën atë të vështirë për tu dalluar.

Aktorët pijnë cigare:

Në të vërtetë nuk janë cigaret që ne përdorim në jetën e përditshme, të dëmshme për shëndetin. Në skena të tilla përdoren cigare bimore pa nikotinë.

Rrugë e lagur:

Në filmat aksion përgjithësisht hasim rrugë të lagura që krijojnë efektin sikur po bie shi. Por e vërteta e kësaj skene është se rruga laget me ujë përpara se të fillojë skena e filmit.

Shurup-ngjyrues:

Nëse mendoni se skenat me gjak janë të vërteta, gaboheni!

Pasi regjizorët përdorin ngjyrues të kuq ushqimorë që e bëjnë skenën të duket si e vërtetë.

Turma të mëdha njerëzish që marrin pjesë në film:

Edhe kjo gjë është efekt, pasi janë truke që përdoren për ta bërë skenën sa më të vërtetë dhe të besuëshme nga publiku. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori