Presidenti i ri, Spiropali: Ngushëllime kuvendarëve, PS nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga “non grata”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka reaguar ashpër pas miratimit të rezolutës për presidentin e ri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Komisionit të Rithemelimit. Në reagim, Spiropali shkruan se Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”, shkruan Spiropali./albeu.com


Shtuar 6.05.2022 19:39