Ja studenti kosovar që çmendi fansat pas ngjashmërisë me Zayn Malik (FOTO LAJM)

Kohët e fundit shumë zhurmë u bë për ish–anëtarin e “One Direction”, Zayan Malik. Pas largimit nga grupi i famshëm, ai ka ndërmarrë edhe një hap tjetër, referuar martesës së tij. Por një student kosovar është kthyer në një personazh VIP, për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me këngëtarin.

Flamur Ukshini, 23 vjeç nga Prishtina, ka marrë plot 44 mijë ndjekës në Istagram brenda një kohe të shkurtër, falë ngjashmërisë se madhe me këngëtarin e pëlqyer veçanërisht nga adoleshentët.

Gazeta britanike “Mail Online” i ka kushtuar një profil studentit nga Prishtina, Flamur Ukshini, që tashmë është bërë shumë i njohur pasi numëron mbi 44 mijë ndjekës në Instagram. Historia e tij nis kur një fans i Zayan Malik e ka evidentuar ngjashmërinë e tij. Kaq është dashur që ai të nisë rrugëtimin e tij në botën virtuale, duke u kthyer në një idhull të adoleshentëve. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori