Ja statujat më të famshme në botë (FOTO LAJM)

Statuja Sfinksi i Madh i Gizës, Egjipt
Statujat janë objekte të cilat shpesh bëhen dhe pikë synime kryesore turistike. Në shumë shtete gjejmë objekte të tillë të cilët janë ndërtuar me përkushtimin dhe kujdesin e duhur për tu shënuar në histori.

Sfinksi i Madh i Gizës, Egjipt, e cilësuat si statuja më e vjetër e ndërtuar në vitet rreth viteve 2558-2532 para erës sonë. Statuja paraqet një krijese mitike me trup të luanit dhe kokë të njeriut, të ndërtuar nga gëlqerja. Ajo është e vendosur në Rrafshnaltën e Gizës në bregun perëndor të Nilit në Giza, Egjipt, dhe cilësohet si statuja më e madhe monolite në botë, e gjatë 73,5 metrash, e gjerë 19,3 metra dhe e lartë 20,22m.

Statuja e Lirisë, NeW York, SHBA, është ndërtuar më 28 tetor 1886, e vendosur në Ishullin e Lirisë në Manhattan. Kjo është një statujë e dhuruar nga populli i Francës me rastin e 100 vjetorit të SHBA-së.

Moai, Ishulli i Pashkëve, e ndërtuar në vitet 1250 - 1500, paraqet imazhe të njerëzve prej guri, me një madhësi shumë të madhe koke.

Statuja e Davidit, Itali, cilësohet si kryevepra e rilindjes italiane ndërtuar në vitet 1501 - 1504, nga artisti italian Michelangelo.

Statuja Krishti Shpëtimtari, Rio de Zhaneiro, Brazil është ndërtuar në vitet 1926-1931. Statuja është 30 metra e lartë, duke mos përfshirë 8 metrat e bazamentit të saj, ndërsa gjerësia e krahëve të saj është 28 metra. Ajo është e vendosur në majën e malit Corcovado në një lartësi prej 700 metrash.

Statuja Kokat Kolosale Olmec, Meksikë. Kokat mendohet të jenë portrete të sundimtarëve. Asnjë prej kokave nuk është e njëjtë me tjetrën dhe çallmat përkrenaret janë të stolisura me elemente dalluese.

Statuja Mëmëdheu Thërret, Volgograd, Rusi, në vitin 1967 (85 metra e lartë), është shpallur si statuja më e lartë në botë.Kjo është një statujë që përkujton betejën e Stalingradit.

Sirena e Vogël, Danimarkë, cilësuar si ikonë e Kopenhagës me lartësi prej 1,25 metrash qëndron e ulur në një shkëmb në port. Kjo është një statujë e bazuar në përrallën me të njëjtin emër nga Hans Kristian Andersen.

Statuja Terraca e Luanëve, Ishulli Delos, Greqi, dedikuar Apollonit nga populli i Naksos pak para vitit 600 p.e.s dhe kishte fillimisht 9 deri në 12 luanë ruajtës prej mermeri përgjatë Rrugës së Shenjtë, por në ditët e sotme vetëm 5 luanë kanë mbijetuar tërësisht, ndërsa 3 të tjerë pjesërisht.

Statuja Mendimtari, është një figurë mashulli, i ulur në një shkëmb dhe me mjekërr të vendosur në njërën dorë, e të zhytur thellë në mendime. Kjo është një skulpturë rreth 186 cm të lartë, Rodin fillimisht e kishte konceptuar si pjesë të një tjetër pune në vitin 1880. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori