Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës

Kryeatari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Basha është shprehur se ditën e djeshme u themelua Organizata e parë anti-amerikane pas asaj të Enver Hoxhës.

“Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës. Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara”, deklaroi Basha./albeu.com/