Pushimet e Beyonces janë gjithmonë te veçanta, por një nuse e cila po lidhte kurorë është lumturuar edhe më tej teksa është
vizituar nga këngëtarja. Çdo gjë ka qënë krejt rastësi, pasi
Beyonce dhe burri i saj Jay Z po bëjnë
pushimet e tyre në Itali.
Këngëtarja dhe reperi i njohur kanë
vizituar një kishë në Portofino dhe aty kanë takuar vendasit, të cilët po celebronin martesën e tyre. Këngëtarja e ka bërë më të bukur dasmën e nuses së re, e cila ka bërë
foto përkrah saj. Pavarësisht se
Beyonce nuk kishte veshjen e duhur, kjo nuk e ndaloi aspak nusen e re të realizonte
foto të shumta. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014,
ora 12:28