Ja si të reagoni nëse avioni kryen ulje të detyruar (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Çfarë do të bëni nëse avioni me te cilin ju udhëtoni do të jetë i detyruar të bëjë një ulje emergjente?

Kjo është një pyetje që “British Airways” ua bën rregullisht pasagjerëve të saj.


Që nga viti 2004, rreth 15,000 njerëz kanë marrë pjesë në Kursin e Sigurisë në Fluturim pranë Aeroportit Heathrow në Londër.

Udhëtarët janë mësuar që të jenë të vetëdijshëm dhe të familjarizohen me atë që ndodh gjatë një emergjence kur udhëtojnë me avion.

Andy Clubb, Instruktor Sigurie në British Airways tha: “Gjëja më e rëndësishme është që pasagjerët të shkojnë në pozicionet mbajtëse – kjo është me rëndësi jetike. Dhe pastaj pasagjerët të mësojnë se si të dalin jashtë avionit duke hapur dyert që ndodhen në daljet e mbi-krahëve”.

Pasagjerët trajtohen përmes një demonstrimi për sigurinë nga personeli i sigurisë në avion.

“Ne u japim atyre përgjigje dhe ata papritmas e kuptojnë se në çdo situatë të caktuar kur ka një evakuim ose një përplajse, ka gjëra me të vërtetë pozitive që udhëtarët mund të bëjnë për të pasur sërish kontrollin në duart e tyre”, shton Clubb.

Statistikisht, fluturimi me avion mbetet një nga format më të sigurta të udhëtimit.

Çdo ditë, rreth 8,3 milionë njerëz përreth globit ngjiten në bordin e rreth 93,500 avionëve dhe ata pothuajse gjithmonë e prekin tokë në mënyrë të sigurtë.
Shtuar më 27/09/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori