Milan dhe West Ham pranë transferimit të lojtarit nga Manchester United

Sezonin e shkuar Lingard shkëlqeu me klubin e West Ham-it por këtë sezon me Manchester United po qëndron në hije.

Jesse Lingard këtë sezon ka luajtur vetëm 8 ndeshje me United ku ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar vetëm një herë. Manchester United ka planifikuar që anglezin ta nxjerri në merkato. Për 28-vjeçarin është interesuar Milan por edhe West Ham dëshiron që të rikthejë përsëri lojtarin ku sezonin e shkuar shkëlqeu duke zhvilluar 16 ndeshje e duke shënuar 9 gola dhe asistuar 5 herë.

Manchester United i ka vendosur çmimin anglezit, vlera e kartonit të tij vlersohet për 12 milion euro./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 18:28