E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Dy atentatorët janë rrethuar në afërsi të kufirit belg (FOTO LAJM)

UPDATE - Dy të dyshuarit për sulmin terrorist në revistën "Charlie Hebdo" janë lokalizuar në qytezën Corcy, pranë kufirit belg dhe po ndiqen nga policia antikriminale e Francës.

Mijëra forca policore kanë rrethuar zonën, ku është gjetur i braktisur edhe një automjet me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët. Policia po kontrollon të gjitha banesat në zonë, ndërsa rruga që të çon në qytetin Longpont është bllokuar tërësisht.

Për kapjen e të dyshuarve në operacion po marrin pjesë 88 mijë agjentë.

Më herët, të dyshuarit për terrorizëm Cherif dhe Said Kouachi gjatë ditës plaçkitën një pompë benzine 80 km larg Parisit.

Policia ka mundur të gjejë makinën e tyre, brenda së cilës janë gjetur armë dhe një flamur i ISIS.

Besohet se dy vëllezërit kanë shkuar për tu fshehur në një fshat malor të quajtur Longpont me shumë pak banor.

Forcat policore po bëjnë gjithçka që ti kapin të dyshuarit për terrorizëm, ndërsa kanë evakuar një restorant të fshatit.

Kërkimi i terroristëve po bëhet me çdo mjet, edhe nga ajri me helikopter. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori