Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshimet e para

Gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ka marrë flakë dhe  është djegur në pjesën e përparme automjeti tip “Mercedes”, në pronësi të shtetasit L. M., i cili ishte i parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 22.02.2022 08:19