Në një
muze në Mekë të Arabisë Saudite, gjendet planvendosja e Mekës gjatë kohës që jetonte
Profeti Muhamed si dhe shtëpia e tij.
Maketa e vendosur në
muze, pasqyron planvendosjen e Mekës në vitin 610, ku në mes shihet Qabeja, ndërsa afër saj burimi i Zemzemit si dhe shtëpia ku ka lind
Profeti, shkruan Albeu.com
Në këtë maketë shihen edhe shtëpitë e kalifëve Ebu bekir dhe Omer.
Në këtë
muze është ndërtuar edhe një dhomë, e ngjashme me atë në të cilën ka jetuar
Profeti Muhamed. Kushtet e jetës, orenditë shtëpiake që përbëhen nga disa enë, etj. janë të vendosura në këtë shtëpi
muze, e cila ësjhtë ndërtuar bazuar në tregimet e shokëve të Profetit dhe thëniet profetike që kanë të bëjnë me shtëpinë e tij.
Shihni më sipër fotogalerinë. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2014,
ora 10:00