Ja si falet xhumaja në xhaminë e hoxhë Shefqet Krasniqit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kjo është Xhamia e Madhe e Prishtinës, në të cilën shërben si imam Shefqet Krasniqi.

Sot, që është ditë xhumaje, shumë njerëz kanë dalë për tu falur në xhaminë kryesore të kryeqytetit.

Gjatë faljes së namazit të Xhumasë (së premtes) një numër shumë i madh besimtarësh kishin mbushur ambjentet e xhamisë edhe si shenjë mbështetje ndaj imamit që dje për disa orë u mor në pyetje nga polcia.

Siç edhe shihet nga fotot, i gjithë sheshi përpara Xhamisë së Madhe është mbushur me besimtarë. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori