Ja si është transformuar aktorja Baby në “Kërcim dashurie” (FOTO LAJM)

Pas 29 viteve nga realizimi i filmit “Kërcim dashurie”, aktorja kryesore sërish është po aq e freskët. Sot, Baby është 55 vjeҫ dhe është transformuar shumë nga ajo zonjusha naive bionde me kaҫurela.

Ylli i “Dirty Dancing”, aktorja Jennifer Grey, me rolin e Baby-t në film, rreth 30 vjet më pas tregon se njerëzit akoma sot e kujtojnë dhe i tregojnë skena nga filmi.

E pyetur nëse pas filmit ka provuar ta bëjë sërish atë ngritje në ajër, Jennifer thotë për Guardian: "Zot, jo! E kam bërë vetëm një ditë të vetme kur më është dashur të xhiroj. Nuk e kam përsëritur më që nga ajo kohë”.

Vite më vonë, Jenn tregon se skenat në film, me Patrick Swayze dukeshin të gjitha të natyrshme, por ajo kurrë më nuk do të provonte të bënte të njëjtat lëvizje si dikur.

“Nuk mund të përsëriten”, shton ajo. Sa herë e shihni filmin, shijoni ҫdo pjesë të tij, por mos më pyesni sërish nëse mund t’u rikthehem skenave. Dreqi e mori, jam grua në moshë, kam një familje dhe dua të jetoj akoma”. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori