E fshehur pas maskës, Merkel jep lamtumirën mes lotësh (VIDEO)

Partia që merkel drejtoi për një kohë të gjatë dhe që e mbajti në pushtet për 16-vite, humbi zgjedhjet në Gjermani.

Fituese u shpall partia e krahut të majtë, SPD, me një rezultat të ngushtë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel vendosi që të tërhiqet nga jeta politike pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Mbrëmja e djeshme ishte një natë e vështirë për Merkel. Ajo mori pjesë në zgjedhjet në selinë e Unionit të Krishterë (Konraus Adenauer Hause) në Berlin së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë.

Ndërkohë në një video e cila bëri xhiron e rrjetit, Merkel shfaqet e emocinuar dhe siç duket e ka pasur të vështirë për të mbajtur lotët./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 16:32