Mbappe i jep fitoren në “frymën e fundit” PSG-së, ndërsa Man City “shkërmoq” mbrojtjen e Sporting (VIDEO)

PSG ka mundur Real Madridin në fundin e lojës ku Mbappe ka shënuar golin e fitores.

Loja ka qënë intensive por francezët kanë arritur të menaxhojnë totalisht lojën duke ushtruar vetëm presion te porta e ‘Los Blancos’ por pa gjetur golin.

Real Madrid ka qënë pothuajse në ‘gjumë’ pasi nuk goditi njëherë portën e Donnarumma.

Në minutën e 61-të Messi humbi dhe një penallti ku Courtois e priti atë.

Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 94-të Mbappe shënoi një gol spektakolar duke i dhënë fitoren PSG-së.

Manchester City nga ana tjetër bëri detyrën duke fituar thellë me rezultatin 0-5 ndaj Sportingut.

Autorët e golave ishin Mahrez, Bernardo Silva dy herë , Foden dhe Sterling./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.02.2022 22:56