Ja si do të transformohet qendra e qytetit të Lezhës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ka akorduar një fond prej 3 milione dollaresh për rikonstruksionin e qendrës së qytetit të Lezhës. Kryetari i kesaj bashkie Viktor Tushaj e vlereson si projekt me nje koncept bashkekohor e qe do sjelle nje transformim rrenjesor.

Projekti i qëndrës së qytetit është një projekt transformues rrënjësor, jo vetëm nga pikëpamja vizuale, por mbi të gjitha nga pikëpamja konceptuale. Ky projekt ka filluar tashmëe në segmentin nga rotondoja në autostrade, deri tek ura; një investim i cili ka të bëjë me ndërtimin e trotuareve, të të dy rotondave tashmë të konceptuara ndryshe, ku vizitoret apo turistet që do vijne në qytet do ta ndeshin Lezhën në miniature që tek rotondoja. Gjelbërimi në të dy krahet e rrugës, një ndricim shumë bashkekohor me panele diellore janë disa nga elementet shtesë të këtij investimi. /albeu.com/


Shtuar më 30/09/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori