Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Ja si do të shndërrohet sheshi "Liria" në Durrës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ka nisur faza e dytë e punimeve për rikulifikimin e sheshit “ liria’ në qendër të qytetit të Durrësit. Punimet për fazën e dytë të këtij projekti parashikohet që të zgjasin 6 muaj dhe gjatë kësaj periudhe sheshi "Liria" do të jetë i mbyllur si për qarkullimin e automjeteve, ashtu edhe për kalimtarët.

Për rikualifikimin e këtij sheshi , parashikohen punime në territorin para ndërtesës së bashkisë deri në afërsi të pallatit të kulturës. Projekti parashikon një shesh me të madh pasi do të krijohen sipërfaqe të reja. Projekti parashikon edhe largimin e shatërvanit 80-vjeçar, veprim i cili është kundërshtuar prej qytetarëve.

Në fazën e parë të projektit i cili përfundoi në vitin 2011 u ndërtuan shkallaret që lidhen me xhaminë e qytetit si dhe galeria e arteve, por nga mungesa e fondeve punimet u ndërprenë për të rinisur pas 3 vjetësh.
Shtuar më 27/08/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori