Ja si do të jetë Samsung Galaxy S5 (FOTO-LAJM)

Disa javë para prezantimit zyrtar që do të bëhet me 24 shkurt zbulohen fotot dhe disa karakteristika të reja lidhur me Galaxy S5. Të rejat e fundit janë paraqitur nga kompania koreane "KDB Daewoo Securities Research" e cila ka prezantuar për kllientët e saj disa detaje për produktin e ri të Samsung.

Galaxy S5 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.25 inç në QHD, si dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve. Telefoni do të jetë i pajisur me kamera Samsung ISOCELL, me 16 megapiksel dhe teknologjinë e gjurmëve për gishta, e cila do të jetë e ngjashme me atë të iPhone 5S. /albeu.com/



Shtuar më 04/02/2014, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori