Ja si do të jetë bulevardi i ri i Beratit (FOTO-LAJM)

Qyteti i Beratit do të ketë një bulevard të ri. Në kuadër të projektit IDE, bashkia e Beratit në bashkëpunim me fondacionin shqiptaro – amerikan dhe programin USAID, do të bëjë rinovimin e qendrës së qytetit, sheshit qendror dhe shëtitores.


Bulevardi i ri i Beratit do t’i japë një pamje tjetër qendrës urbane i cili konsiderohet si një ndër projektet më të rëndësishëm për kete qytet me anë të të cilit ofrohet më shumë hapësirë për kalimin e këmbësorëve, ambient për pushim dhe aktivitete për qytetarët. Qyteti ka marrë së fundmi miratimin për financimin në shumën një miliardë e tetëqind milionë lekë të vjetra. Bashkia Berat ka marrë përsipër mbulimin e kostove të saj per buxhetin e vitit 2013/2014 në shumën katërqind milionë lekë të vjetra. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2014, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori