Ja është spiuni rus që organizoi grushtin e shtetit në Mal të Zi (FOTO LAJM)

Autoritetet malazeze kanë bërë të ditur se Eduard Shirokov është organizatori kryesor i tentativës për grusht shteti në tetorin e vitit 2016 në Mal të Zi.

Ai mbante postin e zëvendës atasheut ushtarak në ambasadën ruse në Poloni ku dhe përdorte emrin e tij të vërtetë Eduard Sismakov.

Ambasadorja polake në Podgoricë, Irena Tatarzynska tha se tani mësojmë se i njëjti person është akuzuar si protagonisti kryesor në tentativën për të rrëzuar qeverinë në Malin e Zi.

Polonia e dëboi Sismakov pas publikimit të disa përgjimeve ilegale, ku përfshiheshin zyrtarë të lartë polakë, që nga ministri i Brendshëm Bartlomeij Sienkiewicz, guvernatori i Bankës Qendrore, Marek Belka, ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski dhe ministri i Financave Jacek Rostowski.

Pas skandalit Polonia dëboi edhe katër diplomatë rusë dhe dy shtetas polakë janë duke u gjykuar për spiunazh në favor të Moskës.

Sismakov u akuzua si spiun nga mediat polake, por akuzat u hodhën poshtë nga Kremlini .

Kryeprokurori i Malit të Zi, Milivoje Katnic akuzoi Rusinë se qëndronte pas përpjekjes për grusht shteti të 16 tetorit të kaluar, që synonte rrëzimin e qeverisë pro-perëndimore dhe të ndalonte anëtarësimin e vendit në NATO.

Sipas Katnic, Shirokov, që ishte edhe koka e grupit, është agjent i shërbimeve sekrete ruse dhe është i njëjti person i dëbuar nga Polonia, pra Eduard Shishmakov, të cilit i është dhënë një pasaportë e re me mbiemrin e ri, ndërsa të dhënat e tjera janë të paprekura, transmetojnë mediet malazeze. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori