Ja sakrifica e 23 vjeçarëve për të qënë identikë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Për një pamje identike, dy binjakë kanë zgjedhur që të konsumojnë ushqime të njëjta dhe të ushtrohen po njëlloj. Ndonëse prindërit ende nuk e kanë kuptuar pse ata e bëjnë këtë gjë, dy binjakët kanë shtuar se është një vendim që ata e kanë marrë së bashku dhe se tashmë janë mësuar që të mbajnë të njëjtën regjim.

Pavaresisht se mund t'ju duket e çuditshme, binjakët edhe kur dalin në mbrëmje pinë të njëjtën sasi alkooli, hanë të njëjtat ushqime, kjo që trupi i tyre të jetë i formuar në mënyrë të njëjtë. Nga fotot që ata kanë realizuar, çdo gjë duket në rregull, e teksa misioni i tyre është realizuar me sukses.

Dy binjakët anglezë kanë mbajtur të njëjtin regjim stërvitor dhe kanë ngrënë të njëjtat gjëra gjatë gjithë jetës së tyre. 23-vjeçarët marrin të njëjtën sasi kalorish edhe kur qëndrojnë larg, duke mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin për dietën.

“Që kur kemi qenë fëmijë, bënim çdo gjë njësoj. Pasi vendosëm të formonim trupin, filluam të bënim të njëjtat ushtrime, të hanim të njëjtat ushqime në të njëjtën masë dhe të pinim alkool njësoj gjatë mbrëmjeve”, janë shprehur Lewis dhe Owen Harrison. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori