Mobileria iu bë “shoshë” nga plumbat në Nikël, pronari: S’i kam bërë kurrë keq njeriu, nuk kam asnjë borxh

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sulmin me armë ndaj mobilierisë në Nikël.

Mësohet se Myslym Karaj ushtonte aktivitetin e tij prej 20 vitesh në këtë fushë, ndërsa njihet si familje e qetë dhe pa probleme në zonë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes mbi 20 gëzhoja kallashnikovi, të cilat janë shkrehur mbi fasadën e mobilerisë.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij pronari i mobilierisë ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd. “As dhe as familja e tij nuk i kemi borxh asnjë qindarkë njeriu. Nuk i kemi bërë keq askujt në jetën tonë.”, mësohet të jetë shprehur pronari i biznesit.