Ja sa do të qëndrojë NATO në Kosovë (FOTO LAJM)

Komandanti i NATO-s për Europën, Curtis Scaparrotti , ka thënë se trupat dhe prezenca e kësaj organizate ruajtëse, do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Scaparrotti e ka bërë të ditur këtë gjatë një takimi me zyrtarë dhe ambasadorët perëndimorë të mbajtur në Kosovë.

Bëjmë me dije se janë rreth 4,500 trupa të NATO-s nga 31 vende të vendosur në Kosovë që nga qershori i vitit 1999 pas fushatës ajrore 78-të ditëshe për të ndaluar goditjet e përgjakshme serbe kundër shqiptarëve. /albeu.com/


Shtuar më 22/02/2017, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori