Ja receta e radhës nga Vesa Luma (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vesa Luma përpos faktit që është një këngëtare e mirë, ajo është edhe një kuzhiniere mjaft e zonja. Sapo ka postuar gatimin e radhës në Instagram, menjëherë fansat dhe miqtë i kanë kërkuar recetën.

Ajo nuk ka hezituar, por menjëherë ka publikuar të plotë recetën e cila është kjo: "2 vezë, 2 filxhan kos, 1 filxhan vaj, 5 gota miell, një pluhur paste. I përzieni mirë dhe ndërkohë ngrohet në temp. 200 furra. E bëni gati tepsinë me forma. I mbushni format deri në gjysmë njëherë, i vini në mes djath, pastaj mbushni gjysmën tjetër. Kur mbushen format i lyeni me të kuqen e vezës permbi. I vini të piqen deri sa të fryhen (e shihni vet kur bëhen gati). Dhe MOS HARRONI ta emërtoni "Kiflet e Veses". /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori