1 i vdekur dhe 8 të plagosur, dalin pamjet nga përplasja me armë mes policisë greke dhe grupit të armatosur (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Peramë të Greqisë ka pasur një përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të armatosur. Mediat greke kanë publikuar pamje nga përplasja ku mbeti i vdekur një 20-vjeçar rom, ndërsa të plagosur mbetën 7 policë dhe 1 person nga grupi i armatosur.

Si ndodhi ngjarja?

Policia po ushtronte kontrolle në Peramë mbrëmjen e djeshme dhe ka konstatuar një vjedhje. Autorët e dyshuar ishin 3 persona, mes tyre dhe 20-vjeçari që u vra. Pasi panë policinë, ata hipën në një makinë të vjedhur dhe u arratisën. Pavarësisht sinjalit të policisë, ata nuk iu përgjigjën urdhrit të ndalimit dhe përpoqën të iknin. Kjo pasoi ndjekjen e tyre dhe mjeti u bllokua nga policia.

Përsëri tre pasagjerët e mjetit të vjedhur nuk u ndalën. Përkudrazi ata filluan të sulmomin policinë dhe këtu nis përplasja me armë, ku mbeti i vrarë 20 vjeçari, ndërsa 7 policë dhe një nga hajdutët u plagosën./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 18:32