MOTI/ Kështu do të jenë kushtet atmosferike në ditën e fundit të javës (FOTO LAJM)

Dita e diel do të nisë me mot të vranët në të gjithë vendin.

Sipas SHMU, prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët.

Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër do të ketë reshje shiu në intensitet të ulët. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të kthejë drejtim nga veriu e verilindja mesatare dhe bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë. /albeu.com/


Shtuar 23.10.2021 23:37