Ja përgjigja e Mogherinit për EULEX-in (FOTO LAJM)

Bashkimi Evropian siç kishte njoftuar dhe më parë ka pranuar ftesën e autoriteteve të Kosovës që EULEX-it t’i vazhdohet mandati për dy vjet.

Pas kësaj, ka ardhur letërpërgjigja që përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini, ia ka përcjellë një ditë më parë presidentit Hashim Thaçi.

Letrat e shkëmbyera do të përdoren si instrumente të marrëveshjes ndërkombëtare për EULEX-in, që pritet të ratifikohet gjatë ditës në Kuvend. Përmes fotos do të shikoni dhe përgjigjën e plotë që Mogherini ia ka përcjell presidentit Hashim Thaçi. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori