Ja njeriu që organizoi ngjarjet e Kumanovës (FOTO)

Shenasi Memeti, njeriu që dyshohet se ka spiunuar grupin e Kumanovës
Portali maqedonas "Libertas" ka publikuar një foto të Shenasi Memeti, agjentit sekret të Maqedonisë, i cili dyshohet se është njeriu organizator i ngjarjeve të Kumanovës më datë 9 dhe 10 maj.

Hamdi Ndrecajt, udhëheqës dhe koordinator i Gardës së Iliridës është shprehur në rrëfimin e tij për gazetarin Milaim Zeka se, spiuni i "Grupit të Kumanovës" është Shenasi Mehmeti, zyrtari i lartë i Sherbimit sekret maqedonas, i cili i mbështetur nga Sasha Mihajllkov dhe Rafiz Haliti, ish deputet i BDI-së, kanë spiunuar për ish luftëtarët e UÇK-së. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2015, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori