Ja mori Saimirit, Atdheu filmohet me një nga vajzat e "Love Story" (FOTO LAJM)

Atdhe Xharavina është kthyer në një nga meshkujt më të komentuar të "Përputhen" pas hyrjes së tij në program. Fillimisht ai pati një pëlqim për Ana Lleshin, më pas pati takime me Melisën e tani duket se është fokusuar tek Sindi.

Megjithatë së fundmi po merr vëmendjen një video e postuar nga një prej ish-konkurrenteve të "Love Story-t", Drita Perhatit. Drita dhe Atdheu e kanë kaluar bashkë mbrëmjen e djeshme.

Drita ka postuar një video ku shihet pranë Atdheut duke kërcyer teksa buzëqeshin.

Nuk dihet çfarë ka mes tyre, por të dy duken shumë të lumtur bashkë.

Drita ka qenë një nga vajzat më simpatike të "Love Story", por Saimiri zgjodhi ta eliminonte pa patur një takim me të.

Shtuar më 27/01/2021, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori