Ja lista e kandidatëve dhe bartësve të koalicionit LSDM-BESA (FOTO LAJM)

LSDM me partitë e koalicionit ka caktuar bartësit e listave për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit. Por sonte në Kongresin partiak do të konfirmohen emrat e 120 kandidatëve për listat për deputetë.

Sic mësohet nga burime partiake, një njësinë e parë zgjedhore do të garojnë Mila Carovska dhe Nikolla Dimitrov. Në njësinë e dytë zgjedhore bartës do të jenë kryeministri aktual teknik Oliver Spasovski dhe Sanja Lukarevska, drejtoresha aktuale e DHP (Drejtorisë së të Hyrave Publike).

Në njësinë e tretë zgjedhore do të jenë sekretari gjeneral i LSDM, Lupco Nikollovski dhe deputetja e deritanishme Jagoda Shahpaska. Në njësinë e katërt zgjedhore do të jenë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa pas tij do të jetë një kandidat nga partitë e koalicionit.

Në njësinë e pestë zgjedhore do të jenë Radmilla Sheqerinska dhe Jovan Mitrev. Në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jenë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe Fanica Nikollovska. Pjesë e koalicionit me LSDM janë Lëvizja BESA, Liberal – Demokratët, Partia e Turqve dhe rreth 30 parti të tjera më të vogla.
Shtuar më 09/03/2020, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori