Ja letra prekëse e gruas së Dr. Florit për të birin (FOTO LAJM)

Pas festimit të ditëlindjes pak ditë më parë të së bijës, ku pranë saj nuk mungonte Ermal Mamaqi me bashkëshorten, gruaja e Dr.Florit ka përcjellë një letër shumë të ndjerë për djalin e saj. Ajo zbulon se i biri ka një kromozom më shumë se të tjerët. Kjo është letra e plotë:

“Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel, qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos…

Kisha vetem 3 muaj qe isha krijuar, kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere…I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin, madje shpesh here edhe qanin…por ata ishin mami e babi im, ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe pavaresisht çdo gjeje do me donin shume.

Diten qe erdha ne jete, nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: “Daniel, babi te do shume, shume, ti je shume i çmuar per mua!” A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim?

A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me, por ja ku jam une, qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi, e shtoi edhe me shume.

Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone “Braaavooo Daniel!”, te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!”. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2015, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori