Ja kush është xhihadisti qe i preu kokën gazetarit amerikan (FOTO-LAJM)

Pëlqej
23- vjeçari që shihni në foto dyshohet se është personi që i preu kokën gazetarit amerikan. Sipas mediave britanike, ai quhet Abdel-Majed Abdel Bary, dhe është një ndër 6 fëmijët e Adel Abdul Bary terrorist egjiptian që ka kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe përpara se të ekstradohej në SHBA.

Në vitin 2012 babai i ekzekutorit të Foley është ekstraduar në Amerikë pas një beteje të gjatë ligjore. Adel Abdul Bary akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj ambasadës së SHBA në verën e vitit 1998 në Kenia dhe Tanzani.

Bary ka jetuar me mamanë Ragaa pothuajse për 10 vite në perëndim të Londrës në një zonë të quajtur Maida Vale.Ata banonin në një shtëpi me vlerë rreth 1 milionë stërlina. Gruaja ka mbërritur në Britaninë e Madhe në vitet 1990 pasi bashkëshorti i saj kishte marrë statusin e emigrantit.

Miqtë e Bary thonë se demonstronte gjithmonë sjellje shumë radikale pas ndërhyrjes britanike në Irak dhe Afganistan.
Ata rrëfyen se 23-vjeçari vitin e shkuar ai ra në kontakt me një predikues të radikalizmit Anjem Choudary dhe u nis për në Siri për t’iu bashkuar terroristëve islamikë.

Dyshohet se 23-vjeçari ka qenë edhe një ndër ndihmësit e Osama Bin Laden në fillimet e organizatës terroriste Al Kaeda dhe në kontakt të vazhdueshëm me numrin 2 të Al Kaedës, Al Zaëahiri. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori