Ja kush është shqiptari që u vra në Siri (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Zbardhet identiteti i shqiptarit të fundit të vrarë në Siri. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin nga Librazhdi Idajet Balliu. Ai u vra paraditen e 15 gushtit 2014 në Aleppo të Sirisë gjatë betejës që po zhvillohet në këtë qytet prej disa ditësh.

Balliu i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik, njihej me emrin Ebu Derda esh Shami. “Vëllai jonë Ebu Derda esh Shami ka rënë shehid. All’llahu i Madhëruar i dhëntë shpërblim në xhenetin më të lartë” ishte mesazhi që miqtë e tij dhanë pas vrasjes së tij.

Më lartë do të shihni edhe një seri fotosh nga jeta e Idajetit gjatë luftimeve në Siri.

Ja kush ishte Idajet Balliu

I riu, lindi më 10 maj 1990 në Librazhd. Prej disa vitesh familja e tij banon në periferi të kryeqytetit. Në Tiranë Balliu kreu edhe shkollën e mesme, ndërsa ashtu siç bën të ditur në profilin e tij në Facebook studimet e larta i kreu në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite. Gjatë luftës ai është njohur me emrin Ebu Derda esh Shami, dhe ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori