Dita nis me shi, por si do të ndryshojë moti gjatë pasdites

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu në të gjithë vendin.

Por, sipas MeteoAlb,  gjatë orëve të pasdites, parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjelle dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranësirat mbeten ne Juglindje te vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C./albeu.com

 

 


Shtuar 15.10.2021 08:07