Ja kush është burri që qëlloi gruan dhe veten në Korçë (FOTO LAJM)

Një krim i rëndë në familje është shënuar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku bashkëshorti ka qëlluar me thikë gruan dhe më pas veten. Shtetasi është identifikuar si Mikel Xhiko dhe bashkëshortja e tij, Yllka Xhika, e vrarë sot prej tij për motive xhelozie.

Mësohet se Mikel Xhika ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij duke e vrarë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Ndërkohë Panorama ka sjellë dhe foton e çiftit pas krimit tragjik të ndodhur në familje.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të çiftit. Dyshimet janë se Xhiko ishte xheloz për bashkëshorten e tij. Çifti kishte disa kohë që jetonte me qira në një apartament në Lagjen nr. 17 të Korçës. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori