Ja kush e kapi buqetën me lule që hodhi Xhensila (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mbrëmjen e djeshme Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Dasma e mbajtur në në "Pallatin e Brigadave" bëri bujë dhe u komentua shumë.

Nga videot e publikuara nga të ftuarit, atmosfera ishte e paparë ndërsa çifti nuk u ndalën duke u argëtuar, qoftë me kërcime, qoftë me këndime dedikuar njëri-tjetrit.

Por një moment që mbahet mend gjatë është edhe hedhja e buqetës së luleve në ajër nga nusja. Kush e pret buqetën me lule, ka radhën për t'u martuar

Dhe radhën duket se e ka motra e Xhensilës, Alba. Ishte ajo që i priti lulet duke hedhur edhe një foto në rrjete sociale ku shkruan "Më ra mua". /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori