Bashën e Berishën i ndan një korridor në seli, ndodh incidenti i parë në PD

Një incident ka ndodhur brenda selisë blu ku njëkohësisht po zhvillohen dy mbledhje, në Kryesi po zhvillon mbledhje Basha dhe në një sallë tjetër po zhvillon takim Berishës me Komisionin e Rithemelimit.

Një grua, identiteti i të cilës nuk dihet po mbështet kryetarin e PD Lulzim Basha është përplasur me disa mbështetës të Berishës të cilët sipas saj e kanë kërcënuar.

Ndërkohë që zonja në fjalë bërtiste në hollin përballë mbledhjes së Berishës, figura të njohura ndër ta edhe Jul Deda I është afruar dhe është munduar ta sqarojë që askush nuk po e kërcënon atë duke I kërkuar të qetësohet.

Por pavarësisht “lutjeve” të mbështetësve të Berishës, zonja në fjalë ka filluar të bërtasë “Basha, Basha” duke shkaktuar të bërtitura brenda sallës ku pjesa tjetër ka nisur të bërtasë “Berisha, Berisha.”.


Shtuar 13.12.2021 14:26