PS udhëheq bindshëm edhe në Lushnje, si renditen kandidatët me vota

Partia Socialiste po udhëheq bindshëm edhe në Lushnje. Deri më tani janë numëruara 126 kuti nga 157, ku 16395 vota kanë shkuar për kandidaten socialiste Eriselda Sefa ose 57.62% të votave.

Në vend të dytë është Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë me 9014 vota ose 31.68 %.

Ndërkohë në vend të tretë renditet Indrit Sefa i Partisë Demokratike me 3043 vota./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 08:13