Infermierja në spital e infektuar me COVID-19, i gjithë spitali në karantinë

Situata e COVID-19 në Shqipëri nuk është më e qetë dhe numrat po rriten ditë pas dite.

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mes personave të prekur mësohet se është një infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti do të karantinohet

2 persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e víktimave që prej fillimit të pandemisë në 74.


Shtuar 4.07.2020 19:46