Ja kamikazi i "Sultanahmet"-it (FOTO LAJM)

Nabil Fadil
Kamikazi qe hodhi veten në qendër të Stambollit dje, ku vdiqën 10 persona dhe u plagosën 15 persona, është siriani 28 vjeçar Nabil Fadil. Zyrtarët turq kanë deklaruar se, Fadil është i lindur në Arabinë Saudite.

Siç shkruajnë mediat turke, bëhet fjalë për një pjesëtar të ISIS-it i cili më herët është inflirtruar në Turqi ku ka ardhur nga Siria.

Gazeta "Sabah" shkruan se, kamikazi ka hyrë në Turqi si refugjat nga Siria më 5 janar. Shërbimi i Emigracionit turk i kanë marrë shenjat e gishtave për qka autoritetet shumë shpejt kanë mundur ta identifikojnë sulmuesin.

Dje dhe sot në Turqi janë arrestuar 68 persona si të dyshuar se janë pjesëtarë të ISIS-it, por nuk dihet ende nese kane lidhje me sulmin në Stamboll.

Mes të arrestuarve janë edhe tre shtetas rusë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2016, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori