Ja fytyra e re që do të ketë bulevardi “Jakov Xoxa” në Fier (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Nisin punimet për zbatimin e projektit për rikonstruksionin e bulevarditJakov Xoxa” në Fier. Rikonstruksioni i bulevardit kap vlerën financiare rreth 204 205 812 lekë dhe financohet nga qeveria shqiptare.

"Puna ka nisur që në orët e para të së mërkurës me spostimin e linjave kabllore dhe prerjen e pemëve. Kompania zbatuese po punon me ritme të shpejta me qëllim përfundimin e kësaj pedonaleje, punime të cilat janë planifikuar për një afat kohor 6 mujor. “Rikonstruksioni i bulevardit Jakov Xoxa ne Fier synon në disa drejtime kryesore, ku përfshihet jo vetëm përsosja e infrastrukturës, por edhe ana funksionale, ajo estetike, përmirësimi i qarkullimit dhe mbrojtja mjedisore" tha kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, përmes një konference shtypi

Sipas tij, projekti do të zgjidhë përfundimisht problemin e shtrirjes së kabujve, të cilët vareshin si rrjetë merimange mbi qytet, nëpërmjet sistemimit të nëndheshëm. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori