Ja fotot nga provat e martesës Clooney-Alamuddin

Pëlqej
Sidomos ditët e fundit, në fokus ka qënë dasma e aktorit George Clooney, teksa për të shmangur të papriturat janë mbajtur edhe disa prova.

George Clooney dhe Amal Alamuddin pritet të lidhin kurorë këtë të shtunë në një resort turistik luksoz në Venecia. Një ditë para zhvillimit të ceremonisë zyrtare, çifti i shoqëruar nga të afërm dhe miq zhvilloi disa prova në qytetin italian.

Clooney mbante veshur një kostum tradicional të zi, teksa ishte i shoqëruar nga miq të tij, ndërsa Amal e shoqëruar nga familjarët dhe mikesha, për prova kishte zgjedhur një fustan të kuq. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori